Agim Hoti: PDK drejt bashkimit me Fatmir Limajn dhe Nismën, mbi 30 mijë vota më shumë për zgjedhjet e 7 qershorit

Gazetari Agim Hoti ka bërë një deklaratë interesante lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

Sipas tij, sot kryesia e Partia Demokratike e Kosovës pritet të vendosë për shkrirjen e Fatmir Limaj dhe të Nisma Socialdemokrate brenda PDK-së.

Hoti thotë se me këtë bashkim, PDK-ja do të fitonte edhe një komunë shtesë, atë të Malishevë, si dhe mbi 30 mijë vota më shumë në zgjedhjet e ardhshme.

“Sot kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës pritet të vendosë për shkrirjen e Fatmir Limaj dhe komplet Nisma Socialdemokrate në PDK. Me këtë bashkim, PDK-ja pritet ta ketë edhe një komunë shtesë, atë të Malishevës, si dhe mbi 30 mijë vota më shumë. Duket se do të kemi një fushatë mjaft interesante dhe befasi në zgjedhjet e 7 qershorit”, ka shkruar ai./Kosova.info/

Go to TOP