Afganistani buzë rënies

Beteja të ashpra po zhvillohen në Afganistan derisa forcat qeveritare dhe milicitë private luftojnë për të zmbrapsur militantët talibanë.

Këta të fundit kanë shënuar fitore të mëdha në fushën e betejës, qëkur forcat ndërkombëtare kanë filluar tërheqjen nga Afganistani më 1 maj. /rel/

Mbështetësit e armatosur të ish-komandantit të muxhahedinëve, Ismail Khan, ruajnë vendbanimin e tij. Khan dhe ndjekësit e tij janë zotuar se do të luftojnë së bashku me forcat afgane të sigurisë kundër talibanëve në provincën perëndimore Herat.

Ismail Khan (në telefon) - një veteran i luftës sovjetiko-afgane më 1980 - me mbështetësit e tij, më 9 korrik. Ata përgatiten të mbrojnë zonën kundër talibanëve. Khan i ka mbijetuar një atentati nga talibanët në vitin 2009.
Ismail Khan (në telefon) – një veteran i luftës sovjetiko-afgane më 1980 – me mbështetësit e tij, më 9 korrik. Ata përgatiten të mbrojnë zonën kundër talibanëve. Khan i ka mbijetuar një atentati nga talibanët në vitin 2009.
Zëdhënësi i talibanëve, Suhail Shaheen, pas një konference shtypi në Moskë, më 9 korrik. Grupi militant islamik thotë se kontrollon rreth 85 për qind të Afganistanit - një pretendim ky që është vështirë të konfirmohet.
Zëdhënësi i talibanëve, Suhail Shaheen, pas një konference shtypi në Moskë, më 9 korrik. Grupi militant islamik thotë se kontrollon rreth 85 për qind të Afganistanit – një pretendim ky që është vështirë të konfirmohet.
Gratë mbajnë armë automatike derisa marshojnë kundër talibanëve në provincën Ghor, më 6 korrik.

Një ushtar afgan shikon nga një pikë kontrolli në provincën Laghman, më 8 korrik, pas raporteve se forcat afgane të sigurisë e pastruan zonën nga militantët talibanë.  

Trupi i një luftëtari të vdekur taliban më 7 korrik, pasi kishte luftuar rreth qytetit verior të Kunduzit.

Civilët ikin nga rrethi Alishang i provincës Laghman, derisa forcat afgane të sigurisë luftojnë me talibanët, më 8 korrik.

Automjetet e lëna pas nga forcat amerikane në bazën ajrore Bagram, rreth 50 kilometra në veri të kryeqytetit Kabul. Baza është liruar më 2 korrik dhe aktualisht është nën kontrollin e ushtrisë afgane.

Një ushtar afgan shikon sendet e lëna nga ushtria amerikane në Bagram, më 5 korrik.

Një ushtarak nga Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive shikon zonën kufitare midis Taxhikistanit dhe Afganistanit, më 5 korrik. Taxhikistani ka parë së voni rritje të numrit të refugjatëve afganë.

Tendat në Korog të Taxhikistanit, të mbushura me refugjatë që u larguan nga luftimet në Afganistanin verior.

Një familje afgane e zhvendosur brenda Afganistanit.

Tre afganë pushojnë pranë një autostrade afër qytetit lindor turk Bitlis, më 2 qershor. Ata udhëtuan nga Afganistani përmes Iranit, pasi luftimet në vendin e tyre u përshkallëzuan.

Një ushtar i Ushtrisë Kombëtare të Afganistanit qëndron roje në një pikë kontrolli në autostradën midis Xhalalabadit dhe Kabulit, më 8 korrik.

Forcat afgane të sigurisë patrullojnë në rrethin Alishang të provincës Laghman, pasi e pastruan zonën nga luftëtarët talibanë, më 8 korrik.

Qytetarët e armatosur në provincën Ghor marshojnë kundër talibanëve, më 6 korrik.

Go to TOP