Aeroplani fluturoi nga Londra në Detroit me një mijë çanta dhe pa pasagjerë

Linja ajrore Delta Air Lines vendosi për një zgjidhje “kreative” për të zgjidhur problemin e madh me bagazhet e pasagjerëve që fluturojnë nga aeroporti Heathrow në Londër.

Një aeroplan Delta bëri një fluturim midis Londrës dhe Detroitit pa pasagjerë, por me një mijë çanta, raporton cnn.

Bëhet fjalë për bagazhet e humbura dhe kjo vjen si pasojë e mungesës së stafit në kaosin që ka lindur si pasojë në aeroportin Heathrow.

Situata që mbizotëronte javët e kaluara në këtë aeroport u quajt “airmageddon”, dhe menaxhmentit të Heathrow iu desh të reagonte ndaj fluturimeve të anuluara dhe një numri të madh ankesash për bagazhet e humbura.

Për shkak të kësaj, Aeroporti i Londrës u detyrua të kufizojë numrin e pasagjerëve në 100 mijë në ditë. Delta Airlines ka gjetur një mënyrë për të zgjidhur problemin e bagazheve të humbura edhe pse nuk mund të bartte më shumë pasagjerë, dhe ai është një fluturim që do të transportojë vetëm bagazhe. Pasi aeroplani u ul në Detroit, bagazhet iu dërguan pasagjerëve.

Delta dhe kompanitë e tjera amerikane kanë problemet e tyre të mungesës së stafit, si dhe problemet e shërbimit. Këtë sezon, pothuajse 30 mijë fluturime për dhe nga SHBA u anuluan për shkak të kësaj. Problemet janë veçanërisht të theksuara gjatë pushimeve.

Për të reduktuar numrin e fluturimeve të anuluara, kompania Delta do të ndajë 200 milionë dollarë shtesë këtë vit për pagesa shtesë dhe premium. Megjithatë, kjo nuk përfshin kosto të tjera që lidhen me ndërprerjen e shërbimit, siç janë fluturimet e aeroplanëve plot me bagazhe pa pasagjerë.

Go to TOP