Aeroplanët francezë do fluturojnë mbi qiellin e Ballkanit, kjo është arsyeja

Forcat paqeruajtëse të Bashkimit Evropian në Bosnje, Eufor, kanë thënë se Franca do të kryejë fluturime stërvitore me avionë të shpejtë mbi Bosnje në mes të përkeqësimit të situatës së sigurisë ndërkombëtare.

“Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle aktualisht po kryen trajnime operacionale në Detin Mesdhe dhe, nga e hëna e 7 marsit, avioni i saj Rafale do të kryejë fluturime në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Bosnje-Hercegovinën”, thuhet nga EUFOR, shkruan Reuters.

Kjo manovër vjen pasi BE-ja javën e kaluar njoftoi se po rritte forcat e saj Eufor nga 600 në 1100 për të parandaluar paqëndrueshmërinë e mundshme pas pushtimit rus të Ukrainës.

Bosnja po përballet me një lëvizje separatiste serbe të Bosnjës gjithnjë e më të madhe, e cila kuptohet se ka marrë mbështetje nga Moska, raporton agjencia e lajmeve.

Ashtu si Ukraina, Bosnja ka thënë prej kohësh se dëshiron të bashkohet me NATO-n. 

Go to TOP