Abdixhiku: Vizioni ynë për Kosovën – ekonomi e fortë dhe investime të reja
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka theksuar vendosmërinë për të sjellë ndryshime të prekshme në Kosovë, duke theksuar nevojën për një ekonomi të fortë dhe politika që nxisin investimet.
“Ne kemi një vizion të qartë për ta çuar Kosovën përpara dhe nuk mund të humbasim edhe katër vite të tjera si ato që kanë kaluar,” deklaroi Abdixhiku.
Ai theksoi rëndësinë e krijimit të një mjedisi të hapur për investitorët, duke premtuar një të ardhme më të mirë për familjet kosovare. /Kosova.info/