Shtatë të ndaluar për të shtëna me armë në Vushtrri
Policia e Kosovës ka ndaluar sot shtatë persona në Gojbulë të Vushtrrisë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për RTKlive se ata dyshohet se janë përfshirë në një rast të të shtënave me armë zjarri.
Zahiti ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 12:00, teksa nuk raportohet për të lënduar.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa janë konfiskuar dy armë. Lidhur me rastin, shtatë persona janë shoqëruar në polici për intervistim”, ka thënë ai.
Zahiti bëri me dije se hetuesit policor, po vazhdojnë rrjedhën e hetimeve.