Abdixhiku takon ambasadorin britanik: KQZ duhet të përmbyllë sa më shpejt procesin zgjedhor

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku diskutuan për zhvillimet e fundit në vend dhe pozicionin e LDK-së ndaj tyre, me fokus të veçantë në procesin zgjedhor të 9 shkurtit.

Gjatë bisedës, Abdixhiku ritheksoi pritshmërinë e tij që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të përmbyllë sa më parë procesin e numërimit dhe certifikimit të rezultateve, duke respektuar standardet demokratike dhe transparencën zgjedhore.

Në përmbyllje të takimit, Abdixhiku shprehu mirënjohjen ndaj ambasadorit britanik për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës në proceset kyçe demokratike dhe shtetformuese. /Kosova.info/


Go to TOP