Abdixhiku: Rruga e Re është e vetmja shpresë për një Kosovë më të mirë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar takimet e tij të drejtpërdrejta me qytetarët në Arbanë të Prizrenit dhe fshatin Gjonaj.
Ai shprehu angazhimin e tij për t’i ofruar qytetarëve të Kosovës shpresën për një jetë më të mirë, pavarësisht nga sfidat të përbashkëta.
Abdixhiku theksoi rëndësinë e përkushtimit ndaj mirëqenies së qytetarëve duke premtuar se ekipi i tij do të sjellë ndryshimin e kërkuar.
“Rruga e Re është e vetmja rrugë për Kosovën që duam,” deklaroi ai duke nënvizuar se forca e Lidhjes Demokratike të Kosovës po rritet çdo ditë. /Kosova.info/
