Abdixhiku pret ambasadorin gjerman Rudolph, diskutojnë formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend pas procesit zgjedhor.
Sipas njoftimit të LDK-së, në takim u trajtuan pritjet për certifikimin e rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe hapat e mëtejmë drejt konstituivit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.
Abdixhiku theksoi rëndësinë e respektimit të proceseve demokratike dhe nevojën që, menjëherë pas certifikimit të rezultateve, të vazhdohet me përgjegjësi drejt formimit të institucioneve funksionale, në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe interesin shtetëror.
Ai vlerësoi se Kosova ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të avancimit të proceseve demokratike dhe zhvillimore.
Gjatë takimit, kreu i LDK-së shprehu edhe mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosova ndër vite duke e cilësuar atë një partner të rëndësishëm në rrugëtimin e vendit drejt integrimeve euroatlantike dhe forcimit të institucioneve demokratike. /Kosova.info/
