Mësohet kundërshtari i Ballkanit në Ligën e Konferencës
Është hedhur shorti për rrethin e parë kualifikues të UEFA Conference League për edicionin 2026/27, ku skuadra e Ballkanit ka mësuar kundërshtarin e saj të parë.
Suharekasit do të përballen me ekipin nga Uellsi, Connah’s Quay Nomads, në një duel ku shihen si favoritë në letër për të kaluar tutje. Ndeshjet e para të këtij raundi do të zhvillohen më 9 korrik, ndërsa ato të kthimit pas një jave, më 16 korrik.
Sa i përket klubit kundërshtar, Connah’s Quay Nomads është një skuadër që bën gara në elitën e futbollit të Uellsit (Cymru Premier). I themeluar në vitin 1946, ky klub ka arritur të fitojë dy herë titullin kampion në vendin e tij (në vitet 2020 dhe 2021).
Ndonëse kanë përvojë në kualifikimet evropiane, Ballkani me përvojën e tij të madhe të viteve të fundit në fazat e grupeve synon ta kalojë pa problem këtë pengesë të parë.
