Irani dhe Zelanda e Re ndajnë pikët

Irani dhe Zelanda e Re kanë barazuar 2:2 në ndeshjen hapëse të Grupit G në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Kombëtarja e Zelandës së Re kaloi dy herë në epërsi falë dy golave të Elijah Just, i cili realizoi në minutën e 7-të dhe të 54-t. Megjithatë, iranianët reaguan në të dy rastet, duke rikthyer baraspeshën përmes Ramin Rezaeian dhe Mohammad Mohebi.

Ndeshja u karakterizua nga ritëm i lartë dhe raste në të dy anët, ndërsa asnjëra skuadër nuk arriti të ruajë avantazhin deri në fund.

Pas këtij rezultati, situata në Grupin G mbetet plotësisht e hapur. Të katër kombëtaret e grupit kanë nga një pikë, pasi edhe Belgjika dhe Egjipti barazuan në ndeshjen e tyre të parë.

Në xhiron e ardhshme, ekipet do të synojnë fitoren e parë, e cila mund të rezultojë vendimtare në garën për kualifikim në fazën eliminuese të Botërorit.

Go to TOP