Abdixhiku premton zgjidhje për rrymën
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka premtuar ndërtimin e një centrali të ri në kapacitet prej 500 megavatësh.
Ai ka thënë se ky central do të funksionojë me gaz amerikan dhe do të kushtojë 500 milionë euro. Kreu i LDK-së ka thënë se infrastruktura energjetike e Kosovës është e vjetër më shumë se 40 vjet, prandaj duhet shikuar nga e ardhmja.
Përmes një videomesazhi, Abdixhiku ka theksuar se me këtë investim do të krijohet stabilitet energjetik për 50 vitet e ardhshme. /Kosova.info/
