Abdixhiku në Pozharan: Sokol Haliti është njeriu i qytetarëve të Vitisë, LDK është garancia që Kosova nuk humbet

Pas tubimeve në Kamenicë dhe Gjilan, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar mbrëmë në fshatin Pozharan të Vitisë, ku prezantoi kandidatin e partisë për kryetar të komunës, Sokol Halitin.

Para një numri të madh banorësh, Abdixhiku e cilësoi Halitin si një udhëheqës të dëshmuar, që ka lënë gjurmë në çdo shërbim komunal duke e udhëhequr Vitisë me mençuri dhe përkushtim.

“Sokoli është simbol i stabilitetit, i besueshmërisë dhe i përfaqësimit të ndershëm. Ai është njeriu i LDK-së, por mbi të gjitha është njeriu i qytetarëve të Vitisë,” tha Abdixhiku.

Duke folur për rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme, kreu i LDK-së tha se kjo garë nuk është vetëm për pushtetin lokal, por për ardhmërinë e Kosovës.

“Njerëzit duhet të zgjedhin mes mashtrimit dhe shpresës, mes propagandës dhe punës, mes interesave të ngushta dhe vizionit të përbashkët për vendin. LDK është garancia se Kosova nuk humbet. LDK është shpresa që ringjall besimin,” deklaroi Abdixhiku. /Kosova.info/


Go to TOP