Vdes një i burgosur në Spitalin Rajonal të Pejës
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Spitalin Rajonal të Pejës ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet T. Zh.
Sipas njoftimit, i burgosuri ishte trajtuar në QKUK dhe në Spitalin Rajonal të Pejës dhe, për shkak të gjendjes së rëndë, Shërbimi Korrektues kishte kërkuar pezullimin e dënimit, kërkesë e cila ishte refuzuar nga gjykata.
“Gjatë gjithë kohës, i burgosuri është trajtuar në kuadër të SHSKUK-së me mbi 100 vizita dhe hospitalizime që nga viti 2021. Si rrjedhojë, edhe gjatë qëndrimit në burg, pothuajse tërë kohën ka qenë i trajtuar në stacionarin e burgut”
“Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, SHKK kishte bërë kërkesë edhe për pezullimin e dënimit të tij për çka ishte refuzuar nga gjykata. Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/
