Abdixhiku në ceremoninë lamtumirës të ambasadorit italian Antonello De Riu: Lë pas gjurmë të mëdha për Kosovën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, dhe atë të Gjilanit, Alban Hyseni – nën shoqërimin e Albinës, morën pjesë në ngjarjen lamtumirës për ambasadorin italian në largim, Antonello De Riu.
Në këtë ceremoni, ku të pranishëm ishin edhe familjarët e ambasadorit – bashkëshortja dhe djali i tij, i cili tash e gjashtë muaj punon në Kosovë – Abdixhiku vlerësoi kontributin e madh të De Riu-t në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Italisë.
“Diplomatët vijnë e shkojnë, por disa lënë shenja të mëdha për vendin tonë. Ambasadori De Riu ishte i tillë”, theksoi Abdixhiku në një postim në rrjetet sociale, duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme.
Antonello De Riu përfundon mandatin e tij në Kosovë pas një periudhe aktive të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjes për zhvillimin demokratik e ekonomik të vendit. /Kosova.info/
