Abdixhiku: LDK prin në krjimin e hapësirës për gratë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se në Forumin e Gruas kanë diskutuar për pavarësinë ekonomike të gruas dhe edukimin e aftësimin profesional si mjet drejt arritjes së këtij qëllimi.

“Këtë të diel, një tjetër aktivitet me Forumin e Gruas. Këtë herë folëm për pavarësinë ekonomike të gruas dhe edukimin e aftësimin profesional si mjet drejt arritjes së këtij qëllimi. Si parti e qendrës së djathtë , ne besojmë në lirinë ekonomike të gruas; besojmë në përgjegjësi të barabartë e në përpjekje të përbashkët në krijimin e një shoqërie që i gërsheton vlerat tona tradicionale me kohët moderne. Ky është misioni ynë ideologjik.”, ka shkruar ai në ‘Facebook’. /Kosova.info/

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fabdixhiku%2Fposts%2Fpfbid028M1vEe973Y6dbVvgyFRtF6xqU8f4hgDob3ojZqFUrn4vsrEU4tK8HUSDYKhmXoqql&show_text=true&width=500

Go to TOP