Abdixhiku: LDK nuk e voton Haxhin për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se subjekti i tij politik, nuk ka ndërruar qëndrim dhe se nuk e voton Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.

“Do të votojmë njëjtë si herët e kaluara sepse nuk ndajnë bindjen e njëjtë me partinë e parë [Vetëvendosjen]”, deklaroi Abdixhiku.

Abdixhiku e bëri këtë konfirmim pak para rinisjes së seancës.

Nga 61 vota sa nevojiten, të shtunën, më 19 prill, pro zgjedhjes së Haxhiut në këtë detyrë kanë votuar 57 deputetë.


Go to TOP