Abdixhiku: LDK është e fuqishme se i ka idetë origjinale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për rrugëtimin e tij në këtë subjekt, duke thënë se pavarësisht rezultateve, kjo parti, është e madhe dhe ofron ide të mira.

Idetë origjinale, Abdixhiku u shpreh në Rubikon se janë ato të cilat e bëjnë LDK-në të fuqishme.

”Është një rënie e 14 shkurtit dhe një ringritje e 14 nëntorit, raundit të dytë. LDK e ka përjetuar për herë të dytë ringritjen. Dhe është një LDK që vazhdimisht është parti e madhe, është e rëndësishme, mund të ofrojë ide të mira, dhe njerëz të mirë”.

”Arsyeja pse LDK është e fuqishme në skenë është se i ka idetë origjinale. I ka idetë e kohës – por nuk ka qenë e lehtë”.

”Si u gjet forca?- LDK është parti demokratike në organizimin e vet. I përgjigjet krizave të dhëna në formacione të reja politike”.

”Besoj që ka edhe qëndrueshmëri në përballjen me këto sfida që na vijnë në aspektin elektoral”.

”Askush s’ka dyshuar se LDK do rikthehej, por koha e rikthimit ngjallte dyshime jo të pakta. Me kalimin e kohës, duke parë organizimin tonë të brendshëm, në mars kur kam nisur detyrën targeti ynë ka qenë kështu: Kemi marrë nje rezultat të rëndë, zgjedhjet do t’i kemi shumë shpejtë, kemi përballë dikë të jashtëzakonshëm sa i përket fuqisë politike”.

”Do të ketë reforma që prekun njerëzit dhe natyrisht ka pakënaqshmëri. LDK ka fillu menjëherë të jetë origjinale, në mënyrën e vet të opozitëbërjes, por kemi arritur ta lexojmë rezultatin e 14 shkurtit shumë më shpejtë dhe shumë më bukur se të tjerët”.

Go to TOP