Fëmijët lëmoshkërkues mblidhen e numërojnë paratë në një lokal të Prishtinës

Çështja e lëmoshëkërkuesve në Kosovë është ndër temat të cilat nuk e ka humbur asnjëherë aktualitetin.

Në sytë e shumëkujt ata shihen si një rrjet i organizuar që dirigjohen nga individë që kanë qëllime për përfitime personale, e që këto teori janë vërtetuar shumë herë nga aksionet dhe arrestimet e Policisë së Kosovës.

Në  foto shihen disa lëmoshëkërkues nga Fushë Kosova, fëmijë, të cilët në një lokal në Ulpianë të Prishtinës numërojnë paratë.
Këta fëmijë që i përkasin komuniteteve pakicë, shihen teksa i numërojnë paratë, të cilat s’dihet se ku i dërgojnë më pas.

Ndryshe, para dy ditësh Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet për trafikim me lëmoshëkërkues.

Atij madje i janë konfiskuar mbi 1 mijë euro, substancë narkotike si dhe telefonë.

Go to TOP