Abdixhiku: Ferizaj gati për ndryshim, Visar Azemi kryetar i ri
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilloi sonte një takim me qytetarët e Ferizajt, ku foli për potencialin e qytetit dhe nevojën për ndryshim në qeverisje.
“Ferizaj ka energjinë, ka potencialin, ka njerëzit që duan ndryshim. Për këtë arsye, Ferizajt i duhet një kryetar si Visar Azemi, një profesionist i dëshmuar, një qytetar i përkushtuar, një njeri që punën e sheh si shërbim për qytetin dhe jo si privilegj personal”, tha Abdixhiku gjatë takimit.
Ai theksoi se qyteti është gati për hapin e madh dhe për fitore, duke u shprehur se kjo fitore ka një emër: Visar Azemi kryetar i ri i Ferizajt.
Abdixhiku shtoi se me Visar Azemin në krye të komunës, Ferizaj do të përmirësojë infrastrukturën dhe shërbimet për qytetarët, duke përfshirë ujë të pijshëm 24/7, hapësira të gjelbra, plan urbanistik të rregullt dhe qeverisje në shërbim të komunitetit.
