Barcelona përmbys Oviedo-n, ngjitet në vendin e dytë
Barcelona ka vazhduar me formën e mirë në La Liga, duke mundur në udhëtim Oviedo-n me rezultat 3-1, në kuadër të javës së gjashtë të elitës së futbollit spanjoll.
Nikoqirët kaluan të parët në epërsi përmes golit të Reina në minutën e 33-të, por katalonasit nuk u dorëzuan.
Në pjesën e dytë, Barcelona ushtroi presion të madh dhe ia doli të përmbysë rezultatin me golat e Garcia në minutën e 56, Lewnadowskit në minutën e 65 dhe Araujo në minutën e 89.
Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në vendin e dytë të tabelës me 16 pikë, dy më pak se lideri Real Madrid, ndërsa Oviedo mbetet në vendin e 18-të me vetëm tre pikë.
