Abdixhiku: Familja është themeli i shoqërisë sonë, do të krijojë Ministrinë e Familjes për të mbështetur familjet kosovare

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku gjatë një fjalimi, ndau një moment emocional nga takimi i tij me qytetarët, ku përmendi një vajzë të vogël 9-muajsh që kishte parë në hyrje.

“Qoftë me jetë të gjatë,” tha Abdixhiku duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për familjet kosovare. Ai zbuloi planin e tij për t’u hequr shpenzimet e vitit të parë të gjithë fëmijëve.

“Besoj në familje, sepse familja kosovare po vuan. Fëmija s’mund të rritet në Kosovë, as para shkollës, as gjatë shkollës, as pas përfundimit të saj. Prandaj na ikin 50 mijë njerëz çdo vit,” theksoi ai.

Abdixhiku premtoi krijimin e një ministrie të familjes, duke e përshkruar si një iniciativë që buron nga bindjet e tij të djathta dhe besimi se familja është konstrukti kryesor shoqëror në ndërtimin e Republikës së Kosovës. /Kosova.info/

Go to TOP