Abazoviq tregon kur mund të japë dorëheqje

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka treguar se kur mund të jep dorëheqje nga posti i tij. Ai ka thënë se këtë mund ta bëjë pasi që të zhbllokohet gjyqësori. 

Demokratët paraprakisht kishin paralajmëruar se do të ishte më mirë për Malin e Zi nëse Abazoviq do të jepte dorëheqjen pas zgjedhjes së organeve të drejtësisë, gjë që do të krijonte kushtet për dialog dhe rivendosje të marrëdhënieve. Këtë ai e ka thënë si i ftuar në Televizionin Vijesti.

Abazoviq tha se në parim e përkrah vendimin e Kryesisë së Demokratëve, e cila kërkoi që ai të japë dorëheqjen pas zgjedhjes së organeve të drejtësisë. Ai shprehi gatishmërinë për ta bërë këtë. 

“Për mua janë të hapura të gjitha opsionet që nënkuptojnë që së pari t’i japim fund situatës për zhbllokimin e gjyqësorit”, tha Abazoviq në Televizionin Vijesti.

Ai tha se propozimin e demokratëve nuk e sheh si ultimatum.

Go to TOP