Aaron Wan-Bissaka nga United kalon te West Ham

Aaron Wan-Bissaka ka lënë Manchester United dhe i është bashkuar West Ham, ka njoftuar klubi i i Premier League.

Mbrojtësi i djathtë me klubin e ri ka nënshkruar një kontratë shtatë vjeçare. 

Marrëveshja kap vlerën rreth 15 milionë funte për njëzet e gjashtë vjeçarin, i cili ishte në vitin e fundit të kontratës së tij me Manchester United.

Wan-Bissaka e kishte filluar karrierën te Crystal Palace para se të bashkohej me Manchester United në vitin 2019. Ai ka luajtur 190 ndeshje për klubin e Manchesterit, duke e ndihmuar ekipin ta fitojë FA Cup sezonin e kaluar.

“Për mua, ishte një zgjedhje e lehtë të bashkohesha me West Ham, jam i emocionuar dhe i lumtur që jam këtu. Në këtë ekip shoh një grup që lufton së bashku, që shtyn njëri-tjetrin për të fituar dhe që ka mbështetje të ndërsjellë në çdo situatë”, ka thënë ai. 

Go to TOP