Abdixhiku në 34-vjetorin e themelimit të LDK-së në Gjakovë: Le të bëhemi bashkë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkuar në Gjakovë për të festuar 34 vjetorin e themelimit të degës aty.

Ai është shprehur i lumtur siç ka thënë me “me punën dhe vitalitetin e secilës degë të Lidhjes”.

“Tubimet e LDK-së, në Kosovë dhe në mërgatë, po na japin shpresë dhe vullnet. Rikthimi i madh qytetar ka qenë synimi ynë parësor; si parakusht për ofrimin e një alternative të djathtë e zhvillimore për të ardhmen”, është shprehur ai. /Kosova.info/

Go to TOP