Vuçiq i raporton ambasadorit rus për situatën rreth marrëveshjes me Kosovën
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka biseduar me ambasadorin e Federatës Ruse Alexandar Botsan Kharchenko për “situatën rreth marrëveshjes me Kosovën”.
Vuçiq ka deklaruar në profilin e tij në Instagram se ka pasur një bisedë të “mirë dhe të dobishme” me ambasadorin e Federatës Ruse Alexandar Botsan Kharchenko.
“Ne diskutuam për të gjitha çështjet e rëndësishme dypalëshe dhe në veçanti e informova Shkëlqesinë e Tij për situatën në Kosovë dhe qëndrimin e Serbisë. Serbia do të vazhdojë të mbajë marrëdhënie korrekte me Federatën Ruse”, ka shkruar ai.
