Arrestohet 51-vjeçari në Podujevë për vjedhje të rëndë

Një person me inicialet A.V i moshës 51-vjeçar është arrestuar në Podujevë.

I njëjti dyshohet për vjedhje të rëndë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti i vjedhjes ka ndodhur  në fshatin Sfeqël të Podujevës, në muajin janar 2023.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person për vjedhje të rëndë

Sot nga hetuesit e stacionit policor të Podujevës,  është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.

Rasti  ka ndodhur në fshatin Sfeqël të Podujevës, në muajin janar 2023.

Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e dy personave të përfshirë në rast, si dhe arrestimin e njërit prej tyre.

Personi i arrestuar ,

A.V, mashkull, 51 vjeç,

pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që i dyshuari i dytë, është në kërkim policor.

Go to TOP