Ekspertët: Faktori njeri, shkaku kryesor i aksidenteve

Aksidentet e shumta në Kosovë, sipas ekspertëve të komunikacionit, po ndodhin për arsye të ndryshme, por kryesisht shkaktar është faktori njeri. Vetëm këtë javë, janë shënuar 6 viktima nga aksidentet në trafik.

Katër persona gjetën vdekjen ditë më parë në një aksident trafiku në rrugën Ferizaj-Shtime. Por, në rrugët e Kosovës, aksidentet po shtohen me të madhe dita ditës për shkak të faktorëve të ndryshëm.

Mesditën e së shtunës, një aksident tjetër në Kamenicë rezultoi me dy të vdekur, një 33-vjeçar dhe një foshnjë më pak se 1 vjeçe.

Psikologë e njohës të komunikacionit kanë shpjeguar disa nga arsyet që çojnë deri tek aksidentet në komunikacion.

“Në aspektin rrugorë mungon sinjalizimi dhe pahija elastike si dhe sipërfaqja rrugore nuk është adekuate dhe me kualitet dhe koeficienti I hapësirës është jashtëzakonisht I ulët. Sinjalizimi është problemi më I madh rrugor në rrugë tregjinoale dhe rajonale. Një përqindje I madhe shkon edhe për mossinkronizimin e sinjalizimeve horizontale dhe vertikale. Krejt këto grumbullime vijnë deri tek mosarrijta e drejtë e sinjalizimit tek vozitësi”, tha Nol Deda, ekspert i komunikacionit.

“Ka njerëz që gjatë vozitjes ndjehen që janë gjallë, përmes rrezikut që atakohen ndjenjë adrenalinë. Kjo i bënë të ndihen gjallë dhe kështu shumë prej tyre krijon varësi nga shpejtësia, kjo varësi është lloj edhe I depresionit”, tha Antigona Qenaj Sejdiu, psikologe.

Në një përgjigje me shkrim, Policia ka treguar se gjatë janarit të vitit 2022 kanë ndodhur gjashtë aksidente me nëntë të vdekur, ndërkaq në vitin 2023 ka pesë aksidente me fatalitet duke përfshirë pesë persona të vdekur. Ndërsa, në total gjatë janarit 2022 ndodhën 1618 aksidente, e për vitin 2023 Policia konfirmon gjithsej 1549 aksidente./rtk

Go to TOP