Limaj: Kurti s’e ka imagjinuar se do të nënshkruaj marrëveshje që ka Asociacion brenda e jo njohje
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka komentuar takimin që do të zhvillohet të hënën më 27 shkurt në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për të diskutuar për propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve.
Sipas Limajt, Kurti do të nënshkruajë propozim evropian dhe kërkesën për formimin e Asociacionit të komunave më shumicë serbe.
Limaj tha se Kurti as që e ka imagjinuar që do të jetë në një situatë të tillë, pra sipas tij “te nënshkrimi i marrëveshjes qe ka asociacionin brenda, që nuk e ka njohjen”.
“…që nuk ka asgjë brenda, që fiton, Serbia, që nuk fiton Kosova. Kryeministri krejt jetën e tij politike e ka ndërtuar në refuzim të çdo raporti Kosovë-Serbi, që ka rrëzuar kamiona, ka mobilizuar popullin kundër decentralizimit, kundër marrëveshjes së Vjenës, që ka thënë nuk bisedoi me Serbinë pa kërkuar falje, etj. Pra është një shok i vërtetë për këtë kryeministër se ku i ka ardhur gjendja ”, ka thënë Limaj.
Ai shtoi se pas nënshkrimit të marrëveshjes përcaktohet kalendari i implementimit, të cilin kalendar Limaj e cilësoi si aneks marrëveshje.
