Edoni për Stresin: Kam frikë se do fitoj BBVK, njerëzit si ai nuk dua ti kem afër
Ish-banori i Big Brothr VIP Kosova, Edon Shileku ka folur sot për banorët të cilët janë akoma duke luftuar për çmimin e madh.
Edoni ka treguar hapur se me Stresin nuk do të ketë shoqëri fare kur të dal nga shtëpia, pasi sipas tij, reperi nuk është vetvetja dhe shtiret aty brenda.
“Stresi nuk kom qef me pas shok, sepse kur kam dal unë e ka shpalos se sa homofobë është, e është dashur të shpaloste sa kam qenë unë aty e jo të më rrihte krahët duke ma bërë se sa i fort jam. I pavertet nejerëzit e till nuk i dua”, ka thënë Edoni në emisionin “ N‘kolonë me Shoqen” në Radio Prishtina.
Ai po ashtu tregoi se do të donte të fitonte Xhuli këtë Big Brother, por se ka frikë që do ta fitoj Stresi, duke u habitur se si reperi është akoma brenda shtëpisë me gjithë fyrjet që i ka bërë komunitetit LGBTI dhe të tjerëve.
“Une do të doja që të fitonte Xhuli sepse është e njëjta që kur ka hyrë dhe deri tash, e vetmja banore që nuk është tjetërsuar. Kam frik se do të fitoj Stresi dhe nuk kisha dashur. Unë nuk kam asgjë kundër tij, por mbas ngacmimeve që i ka bërë, fryrjet që i ka bërë për plotë komunitete, unë habitem se si është akoma brenda”, tha Edoni.
