Ministri i jashtëm austriak: Është lehtësuese për të dëgjuar lëvizjet pozitive në dialog

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, ka theksuar sot se është lehtësuese të dëgjosh për progres pozitiv në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Në llogarinë e tij në Twitter, krahas njoftimit se është takuar, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, me ministren e jashtme të Kosovës Donika Gërvalla-Schwartz, ai ka bërë të ditur edhe mesazhin “se është e rëndësishme që të dyja palët të zbatojnë obligimet që kanë marrë”.

Ai po ashtu ka uruar kolegen e tij kosovare për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Go to TOP