Tërmkolli: Shpallja e Pavarësisë emocion i veçantë, data është mbajtur në konfidencë

Emocionet e saj për ditën e shpalljes së Pavarësisë, për Front Online i ka treguar në një rrëfim edhe ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli.

Ajo, thotë se datën se kur do të shpallej pavarësia nuk e kanë ditë, por që do të ndodhte shpejtë e kishin kuptuar.

Ndërsa, deklaron se ai minutë kur është bërë shpallja ishte shumë i veçantë.

“Natyrisht që ka qenë një moment i mirë, i rëndësishëm, një moment edhe me emocione edhe ndjenja të mira, edhe diçka që duhej të ndodhte pas krejt asaj pune që ishte bërë, ishin edhe dekada edhe vite , por natyrisht formalizmi i Pavarësisë ishte një emocion natyrisht shumë i mirë, i veçantë. Edhe kjo pak a shumë si ajo që e thash më herët. Për të gjithë ata që ishin pjesë e Lëvizjes Shqiptare sidomos pas asaj lëvizjes masive që nga vitet 90-ta e deri në pavarësi nuk ishte diçka e papritur sepse i tërë projekti ishte mbërri, por si moment natyrisht edhe si të them ai minutë ishte shumë i veçantë edhe do të mbetet i veçantë në kujtesën besoj të gjithsecilit që e kemi bë nënshkrimin e deklaratës së Pavarësisë”, është shprehur Tërmkolli për Front Online.

Por, nuk e kujton se kujt ia uroi së pari Pavarësinë.

“Të them të drejtën nuk e di personi i parë sepse kur u bë shpallja ata kolegë që kemi qenë afër kemi fillua menjëherë me i bë urimet edhe ata deputetë që i kam pas afër kanë qenë deputetë të LDK-së, natyrisht edhe pastaj me të gjithë të tjerët pavarësisht partisë politike”, ka thënë Tërmkolli.

Go to TOP