Qentë e tmerrojnë qytetarin në Pejë (VIDEO)
Një qytetar është sulmuar nga qentë endacakë.
Rasti ka ndodhur gjatë së mërkurës në Pejë.
Ai ka dërguar edhe pamje teksa janë filmuar nga kamerat e një lokali.
Melos Gjakova bën thirrje tek organet komunale që të marrin masa në mënyrë që të mos pësojnë njerëzit e tjerë.
Gjakova theksoi se fatmirësisht s’ka pësuar lëndime.
