ZRRE-ja rekomandon shtrenjtim të serishëm të rrymës, këto janë arsyet

Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të rekomandojë rritje të tarifave të energjisë, pas kërkesës së parashtruar nga KEDS-i dhe KESCO.

Të enjten, ZRRE-ja ka publikuar raportin për të hyrat maksimale të lejuara, në bazë të të cilit do të caktohen tarifat e reja.

Nuk është bërë e ditur sa për qind do të jetë rritja. Raporti pritet të publikohet në mars, pasi nga sot do të jetë në konsultim publik.

Ndaj raportit palët do të mund të paraqesin komentet e tyre, shkruan Periskopi.

ZRRE ka publikuar dy raporte për diskutim publik: Raport Konsultativ për të Hyrat e Lejuara Maksimale në kuadër të PRR3 Shqyrtimi Periodik për OSSH Periudha e Tretë Rregullative (2023-2027), dhe Raport Konsultativ për të Hyrat e Lejuara Maksimale Përshtatja vjetore për FSHU për vitin 2023.

Aplikimi i KESCO për shqyrtim të jashtëzakonshëm

ZRRE më datë 5 dhjetor 2022 ka pranuar kërkesën për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të të Hyrave të Lejuara Maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU). Sipas ZRE, ndër të tjera, në kërkesën e saj FSHU thekson se mbizotërimi i çmimeve të larta të importit, joqëndrueshmëria e tyre dhe pamjaftueshmëria e të hyrave kanë detyruar FSHU-në të operojë nën kosto duke e vështirësuar gjendjen financiare të saj.

Bazuar në kërkesën e FSHU-së, indikacioni kryesor për tejkalimin e pragut materialitetit bazohet në mungesën e të hyrave të realizuara dhe kostove më të larta me shumicë krahasuar me ato të parashikuara. Në tabelën e mëposhtme është paraqitur ndikim në HLM i ngjarjes së jashtëzakonshme sipas vlerësimit të FSHU-së:

Go to TOP