Dehari, Haki Abazit: Pse heshte deri tash?

Deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari që është babai i Astrit Deharit, ka reaguar pas pretendimeve të ngritura nga deputeti Haki Abazi lidhur me zhdukjen e mostrave nga Institutit Mjeko-Ligjor (IML).

Dehari ka pyetur deputetin Abazi se pse ka heshtur deri më tani dhe pse po flasin tani.

“Rasti i mostrave ka ndodhur më 8.12.2022. Pyetini ata që tash ngritën pse kanë heshtur atëherë dhe pse duan të flasin tani për këtë rast.” – ka thënë ai.

Tutje, ai ka akuzuar Abazin se po e përdorë rastin e Astrit Deharit për arritjen e synimeve personale.

“Nuk dua të lëshohem në rrafshin e atyre personave që rastin e Astritit dhe çdo rast tjetër e shfrytëzojnë për realizimin e synimeve personale.” – ka deklaruar ai.

Ndryshe, deputeti i VV-së, Haki Abazi u shpreh të enjten në një konferenë për media se ekzistojnë video-inçizime që tregojnë dhe vërtetojnë se kush i kishte zhdukur mostrat e Deharit në Institutin Mjeko-Ligjor (IML).

Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime të shumta.

Go to TOP