Hoxha: Çifteve, Shën Albini u kishte premtuar banesa, le që nuk ua bëri por ua rriti tatimin në pronë
Në seancën e Kuvendit, deputetja, Eliza Hoxha, ka përmendur 2 vjetorin e fitores së Qeverisë Kurti e cila ka thënë se fitorja e VV-së nuk ka qenë fitore e merituar.
‘’Besoj që sot duhet të diskutohet, për 2 vjetorin e fitores së Qeverisë Kurti’’, tha ajo.
Tutje ajo ka thënë se në këtë qeverisje nuk ka të ardhme për Kosovën e as për shoqërinë.
Ajo ka pëmendur edhe faktin se kryeministri Kurti kishte premtuar banesa për çiftet e reja por që nuk e mbajti këtë premtim.
‘’Të dashuruarve, Shën Albini u kishte premtuar banesa, le që nuk u janë siguruar, poe edhe ata qe i kanë ato u është rritur tatimi në pronë’’, ka thënë tutje Hoxha.
