Abazi për Kusari-Lila: Çadra e Gadafit ka shkatërru parti politike dhe ka bërë përçarje të deputetëve
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi gjatë konferencës së sotme ka thënë se çadra e Gadafit ka bër përçarje të deputetëve, duke iu referuar kështu deputetes së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.
“Këtë valle ne e kemi pa në të kaluarën, çadra e Gadafit ka shkatërru parti politike, ka bërë përçarje të deputetëve, çadra e Gadafit ka qënë instrumenti i cili ka votu edhe marrëveshjet e dëmshme për interesin e Kosovës, të cilat dikur kanë qënë kauza të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Abazi.
