Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në Rrafshin e Dukagjinit, ndërsa në Rrafshin e Kosovës do të mbesin vranësirat e shpeshta deri pasdite, kur edhe pritet të tërhiqen në të gjithë vendin, njofton Meteo Kosova.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 7-25 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej -3 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 10°C.
