Ushtari i FSK-së: Nxorëm vajzën 2 vjeçe nga gërmadhat, njohu familjarët dhe qeshi

Komandanti i kontigjentit të FSK-së në Kosovë, Egzon Syla tha se ekipet kosovare kanë nxjerrë të gjallë dy persona që ndodheshin nën rrënoja në Hatay të Turqisë.

Në emisionin “Good Morning Albanians” Syla deklaroi se një vajzë 2-vjeçare u nxor me shenja jete dhe në momentin që ka parë ekipin e shpëtimit dhe familjarët e saj, ka filluar të buzëqeshë.

Fatmirësisht, ekipi kosovar arriti të shpëtojë edhe nënën e saj.

“Me profesionalizëm, ekipet tona të kërkim shpëtimit kanë arritur që të hapin një korridor dhe pas 10 orëve arritën të nxjerrin vajzën e gjallë e më pas edhe nënën. Një ditë më pas morëm informacion se të dyja ishin mirë në spital. Vajza ka qenë 2-vjeçare.

Pas gjithë atyre orëve nën rrënoja, e kemi mbështjellë me uniformën dhe filloi të qeshë. Është lumturuar. Ka qenë dita e tretë e tërmetit”, theksoi ai.

Go to TOP