Mbi 200 mijë euro për pastrimin e lumenjve e ujëmbledhësve në kryeqytet

Të gjitha mbeturinat dhe papastërtitë e tjera që gjenden në lumenjtë dhe përroskat e kryeqytetit do të largohen nga aty.

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të fillojë të bëjë pastrimin e tyre.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu, tha se do të bëhet pastrim i lumit Llap, Preshtevka si dhe përroskat si ajo e Matiqanit dhe të tjerat.

Kostoja për largimin e këtyre mbeturinave, sipas drejtorit Musliu, kap shifrën rreth 250 mijë euro.

Qytetarët vendimin e Komunës së Prishtinë për pastrimin e lumenjve dhe përroskave po e shohin të nevojshëm.

Puna për pastrimin e lumenjve dhe përroskave do të fillojë në javën e parë të muajit mars.

Go to TOP