Kur janë regjistruar tërmetet më të fuqishme në Kosovë?

E, tërmeti më i fortë i regjistruar dhe i dokumentuar në Kosove është tërmeti i vitit 1921, në zonën Viti-Ferizaj- Gjilan me një magnitud prej 6.1 në shkallën Richter dhe një intensitet prej 8.5 ballë Mercali.

Ai shpjegon edhe mënyrën se si duhet të ndërtohen objektet për tu bërë ballë fatkeqësive natyrore në këtë rast tërmeteve.

“Është domosdoshme që për çdo objekt të ketë studim gjeologo-inxhinierik, për të parë në çfarë trualli do të ndërtohet. Mbi këtë bëhet studimi inxhinierik-sizmologjik që jep parametrat që duhen marrë parasysh në projektimin antisizmik dhe pastaj zbatimi i këtyre studimeve. Pra, janë shumë hallka që duhen kaluar deri në fillimin konkret të ndërtimeve të gjitha këto hallka, në vendet e ndryshme të botës janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën”, ka pohuar ndër të tjera Mustafa.

Më tutje thotë se ndërtimi duhet të jetë i projektuar.

Dhe nëse të gjitha projektet iu kanë referuar hartave të rrezikut sizmik atëherë nuk ka vend për shqetësim.

“Sa i përket ndërtimeve se sa i përballojnë tërmetet e pritshme referuar hartës se rrezikut sizmik, fillimisht duhet me i pas të gjitha të dhënat se si janë projektuar dhe me çfarë standardi janë projektuar dhe ndërtuar, pra nuk është kompetencë e SHGJK-së të prononcohet, sepse nuk jemi institucion që pajisim me leje ndërtimore dhe nuk menaxhojmë ekzekutimin e ndërtimeve të objekteve sipas projektit,  kjo varet se sa janë respektuar standardet nacionale dhe standardet evropiane për ndërtim që është kompetence e nivelit lokal. Ne mund të themi që nëse të gjitha projektet, pra ndërtimet iu kanë referuar hartave të rrezikut sizmik sipas standardeve nacionale dhe evropiane dhe studimeve gjeologo-sizmike duke përfshi komponentin  sizmik, atëherë nuk ka vend për shqetësim të ndonjë dëmtimi apo shkatërrimi të strukturave nga tërmetet e pritshme”, ka shtuar ai, për Front Online.

Pikërisht duke pasur parasysh zonat me rrezik më të lartë dhe ndarjen zonale nëpër qytete, edhe inxhinierët bëjnë thirrje që ndërtimet të bëhen me planifikim.

Go to TOP