Trupat e Kosovës mbërrijnë në Turqi, ja si priten atje

Pas tërmetit, i cili ka ndodhur në Turqi, trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës tashmë kanë mbërritur në Adana të Turqisë. Ata janë mirëpritur nga vullnetarët turq.

Kështu ka bërë të ditur Fondacioni SETA në Uashington, përmes një postimi në Twitter, ku shihet momenti se si është mirëpritur kontingjenti i FSK-së.

Përmes pamjeve të publikuara, vullnetarët turq shihet se si duartrokasin, derisa trupat e Forcës së Kosovës hyjnë brenda.

Sipas autoriteteve shtetërore, në Turqi, numri i njerëzve që kanë vdekur për shkak të këtyre tërmeteve është rritur në 3 mijë e 381.

Ndërkaq, tërmeti goditi edhe Sirinë në mëngjesin e hershëm të së hënës e që u pasua edhe nga lëkundje tjera pas tij.

Go to TOP