Konjufca nderoi heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, bëri homazhe dhe vendosi lule në varrezat e heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, në Dubovik të Deçanit, në 41 vjetorin e vrasjes së tyre nga shërbimi sekret serbo-jugosllav.

Më pas, kryetari Konjufca vizitoi edhe Kullën-Memorialin e familjes Gërvalla, ku të pranishëm ishin edhe familjarë e qytetarë të tjerë.

Po sot, kryetari Konjufca bëri homazhe dhe vendosi lule edhe te busti i heroit Kadri Zeka, në Prishtinë. /Kosova.info/

Go to TOP