Akuzohet se ngacmoi seksualisht nxënësen, suspendohet mësuesi nga Vushtrria
Një mësues nga Vushtrria është suspenduar, nga puna, pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të klasës së gjashtë.
Lajmin e ka konfirmuar për Front Online, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
“Është suspenduar me vendim të Komisionit Disiplinor, lëndën e ka në prokurori”, tha ai për Front Online.
