Bie nga objekti në ndërtim, vdes një punëtor në Obiliq
Një person derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër në Obiliq, dyshohet se kishte rënë nga kulmi dhe si pasojë nga lëndimet e rënda ka ndërruar jetë.
Rasti sipas policisë ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:30.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion
Prev Post
Ta duash dikë aq sa e do ajvarin
