Kryeprokurori Kelmendi takon profesorin Salihu, vlerëson lart kontributin e tij

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Profesorin e të Drejtës Penale, Ismet Salihun.

U.D. Kryeprokurori Kelmendi dhe Profesor Salihu, patën diskutime përmbajtjesore profesionale nga fusha juridiko-penale, me ç’rast, U.D. Kryeprokurori i Shtetit, ka çmuar lartë kontributin intelektual dhe akademik të profesor, Ismet Salihut, dhënë në periudha të ndryshme në pasurimin dhe avancimin e literaturës penale në vendin tonë.

Profesor Salihu është një nga hartuesit e dy ligjeve të rëndësishme: E Drejta e Procedurës Penale dhe Kodin Penal. /Kosova.info/

Go to TOP