Ekskluzive: Mbrëmë u arrestua, sot u lirua ish-roja i konvikteve në Prishtinë

Policia e Kosovës mbrëmë kishte arrestuar ish-rojën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, Hysni Gashi, pasi i njëjti dyshohej për ngacmim të vajzës e cila kishte denoncuar rastin.

Siç bëhet e ditur Gashi ishte dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

“Qendra e Studentëve, Prishtinë 27.11-20.12.2022 – Pas hetimeve intensive policore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare”, kishte njoftuar Policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit ishte dërguar në mbajtje.

Mirëpo, burimet e Kosova.info bejnë me dije se i njejti sot rreth orës 15:30 me urdhër te prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.

Go to TOP