Futi bastin për fitoren e Argjentinës, por Drake e humbi milionëshin tjetër

Reperi kanadez Drake ka humbur një tjetër bast me para, pasi vendosi 1 milion dollarë për Argjentinën për të mundur Francën në kohë normale në finalen e Kupës së Botës.

Basti i Drake dështoi pasi ndeshja përfundoi në barazim 2-2 në fund të 90 minutave në stadiumin “Lusail”.
Pamjet u shfaqën në rrjetet sociale të Drake, i veshur me fanellën e liderëve të Serisë A, Napoli, duke deklaruar mbështetjen e tij për Argjentinën në finalen e Kupës së Botës.

Drake nëse do ia qëllonte, do të fitonte rreth tre milionë euro.

Go to TOP