Sekuestrohet një armë AK48, arrestohet një person në Gjakovë për armëmbajtje pa leje
Policia e Gjakovës ka njoftuar se ka sekuestruar një armë AK47 nga një qytetar i fshatit Bishtazhin.
Sipas njoftimit, me datën 16. 12, Stacioni Policor në Gjakovë në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, si rezultat i informatave të pranuara nga rrugë operative dhe hetimore, ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin me inicialet N.K., banues në fshatin Bishtazhin, i lindur në vitin 1995, mbi dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
“Pas intervistimit i dyshuari ka dorëzuar një pushkë automatike AK47 me një karikator të cilën e posedonte në mënyrë të paautorizuar”, thuhet në njoftim.
