Reagon Lushtaku pas dënimit të Calit: Presidentja qëndron me UÇK-në apo me Vuçiqin dhe Serbinë Barbare?

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka reaguar pas dënimit që mori ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë.

Lushtaku përmes një postimi në facebook shkroi se aktgjykimi dënues i Gjykatës Speciale, i shpallur sot ndaj Mustafës, sipas tij vërteton “Padrejtësinë Speciale” ndaj luftës për mbrojtjen e pragut të shtëpive.

Deputeti tha se kryeministri Kurti shkroi ca fjalë për rastin dhe UÇK-në, por jo edhe presidentja Osmani.

“Shprehi indinjatën më të madhe ndaj këtij trupi gjykues, i cili dënon mbrojtësit e familjeve shqiptare, pa fakte. Ndërkohë, Albin Kurti më në fund i tha disa fjalë për këtë rast dhe për UÇK-në, që vlen të vlerësohet! Por, të njejtën gjë nuk e bëri Presidentja e vendit, znj. Osmani”, ka shkruar Lushtaku në facebook.

Go to TOP